“I KA ZHGËNJYER FANSAT…”/ E ëma dhe i ati kritikojnë Rita Orën pasi theu rregullat anti-covid (FOTO) – AlpeGossip
“I KA ZHGËNJYER FANSAT…”/ E ëma dhe i ati kritikojnë Rita Orën pasi theu rregullat anti-covid (FOTO)

“I KA ZHGËNJYER FANSAT…”/ E ëma dhe i ati kritikojnë Rita Orën pasi theu rregullat anti-covid (FOTO)

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit dhe është kritikuar nga fansat, pasi ka thyer dy herë rregullat kundër Covid-19. Rita organizoi një festë me miqtë dhe më pas u detyrua të paguante një gjobë të majme e të kërkonte falje dy herë.

Së fundmi, “The Sun” ka postuar disa foto, në të cilat Rita shihet duke ecur në rrugë me të atin e saj krah për krah dhe të dy duken shumë të mërzitur. Burime pranë familjes tregojnë se Vera dhe Besnik Ora, e kanë kritikuar ashpër të bijën, ashtu siç ju ka hije prindërve shqiptarë.

Një mik i Ritës ka treguar se këngëtarja e ka kuptuar se i ka zhgënjyer gjithë fansat dhe ndihet shumë keq.

“Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi shpatulla. Prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur. Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj – le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, ka treguar burimi.