A DO DONTE QË PARTNERI TA NDIHMONTE NË PUNËT E SHTËPISË? Alesia Bami: Djemtë e kanë për thyerje krenarie… – AlpeGossip
A DO DONTE QË PARTNERI TA NDIHMONTE NË PUNËT E SHTËPISË? Alesia Bami: Djemtë e kanë për thyerje krenarie…

A DO DONTE QË PARTNERI TA NDIHMONTE NË PUNËT E SHTËPISË? Alesia Bami: Djemtë e kanë për thyerje krenarie…

Tema e parë që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “N’trotuar” në “E Diell” ishte “Punët e shtëpisë: meshkujt apo femrat?”.

Kjo temë ndezi debat në studio, ku disa e quanin normale që djemtë të ndihmojnë në shtëpi, të tjerë nuk preferonin një gjë të tillë.

Moderatorja e njohur, Alesia Bami, u shpreh se do donte që partneri i saj ta ndihmonte në punët e shtëpisë.

“Unë do doja që të mirëkuptohesha me partnerin tim. Jo që të më bënte punët e shtëpisë, por që të jetë një ndihmesë. Nëse unë jam jashtë shtëpie, ai të kontribuojë në shtëpi.

Djemtë e kanë për thyerje krenarie për të bërë punët e shtëpisë, por e kanë gabim. Nuk është thyerje krenarie bërja e punëve të shtëpisë”, tha Bami.