ÇFARË PO NDODH ME FIFIN? Këngëtarja habit me përgjigjet: Nuk jam e lidhur… Këto detaje tregojnë gjithçka – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH ME FIFIN? Këngëtarja habit me përgjigjet: Nuk jam e lidhur… Këto detaje tregojnë gjithçka

ÇFARË PO NDODH ME FIFIN? Këngëtarja habit me përgjigjet: Nuk jam e lidhur… Këto detaje tregojnë gjithçka

Nuk e dimë ç’po ndodh me lidhjen e shumëpërfolur të saj, por zhvillimet e fundit nga Fifi, po na habisin.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka kryer një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku pyetjet e shumta ishin rreth dashurisë dhe Xhuljos.

Ndonëse gjithmonë është munduar të jetë shumë e kujdesshme në termat e përdorur rreth marrëdhënies së saj me “stracciatellan”, na ka lënë të kuptojmë se është në lidhje.

Mirëpo, e pyetur nga fansat: “A je e lidhur?”, ajo është përgjigjur shkurt “Jo”

Nëse kjo nuk përbën ndonjë deklaratë shumë të dyshimtë pasi këngëtarja nuk ka thënë asnjëherë se është në një lidhje, ajo është pyetur edhe rreth “martesës”, por është shprehur se ende nuk ka gjetur “princin e kaltër”.

“Kur do martohesh?- Ka mrri kali, po Princin s’e di ku ma kish lon.”

Disa ditë më parë teksa u vendos të zgjidhte mes familjes dhe “stracciatella”-s së saj, Fifi tha: “Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem! Kështu që patjetër familja”, u shpreh këngëtarja, duke vërtetuar dhe një herë se është kokë e këmbë e dashuruar.

Pikërisht, referuar kësaj përgjigjeje një fanse i shkruan se është habitur nga fakti që ajo e quan “pikë të dobët” personin e zemrës pas një ditë ai mund të ndahet prej saj.

Fifi nuk e ka kundërshtuar aspak duke thënë se edhe ndoshta janë ndarë, por shton se kjo është një çështje personale për të që nuk do ta diskutojë me të tjerët.

“Edhe mundet, shpirt. Nuk i dihet jetës! Ndoshta e ka bo, ndoshta edhe jo. Kjo çështje besoj nuk ju takon fare për me e diskutu me mu. Në fund të ditës është gjëja e imja personale, që refuzoj të ju jap përgjigje. Jo vetëm kësaj por 80% të pyetjeve lidhur me stracciatellan.” 

Për të ardhur te detaji i fundit që “iconstyle.al” ka vënë re, Fifi nuk e ndjek më Xhuljon në Instagram. Nëse pak javë më parë ne ju bëmë me dije se ajo ndiqte vetëm peronin e zemrës, tashmë ndjek shumë miq e kolegë por jo atë.

Nuk e dimë se çfarë po ndodh mes tyre, por ka shumë mundësi që Fifi të jetë duke u munduar që ta mbajë larg vëmendjes së publikut lidhjen e saj. Kujtojmë se pasi mediat gëluan nga lajmet për romancën e saj, në një status në Instastory, ajo shkruajti se lajmet e kanë “bezdisur” dhe fjalët e saj janë keqinterpretuar. Madje, tha se është penduar që ka treguar kaq shumë.

Në fillim të muajit, Fifi ka qenë e ftuar në “N’drrimi i natës”, ku ka folur rreth shumë detajeve mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Ndër të tjera, e gjendur përball lojës “Haje ose thuaje”, Fifit i është kërkuar të listojë tre gjërat e fundit për të cilat është zënë me të dashurin, dhe ajo ka listuar: Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet.