“SHKO NË SHTËPI DHE BËJ FËMIJË…”/ Pas “komentit” të Albi Nakos ndaj konkurentes 40-vjeçare në “Just Dance” reagojnë ashpër ndjekësit: S’ka të drejtë të të ofendojë… – AlpeGossip
“SHKO NË SHTËPI DHE BËJ FËMIJË…”/ Pas “komentit” të Albi Nakos ndaj konkurentes 40-vjeçare në “Just Dance” reagojnë ashpër ndjekësit: S’ka të drejtë të të ofendojë…

“SHKO NË SHTËPI DHE BËJ FËMIJË…”/ Pas “komentit” të Albi Nakos ndaj konkurentes 40-vjeçare në “Just Dance” reagojnë ashpër ndjekësit: S’ka të drejtë të të ofendojë…

Ditën e sotme në programin “Just Dance”, me prezantuese Dojna Memën, ka konkurruar një grua 40-vjeçare. Ajo i ka habitur të gjithë me energjinë dhe lëvizjet e saj të kërcimit.

Koreografi dhe anëtari i jurisë, Albi Nako nuk e priti mirë perfomancën e saj. Ai i tha që për të do ishte më e përshtatshme nëse do martohej dhe do krijonte familje.

‘Për mua është personazh tipik i atyre filmave “Planeti i majmunëve”. Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë”, tha Albi.

Ky koment nga ana e tij ka nxitur një debat të ashpër në rrjet, pasi komentuesit i janë kthyer kundër.

“S’ka askush të drejtë të të ofendojë, le të jetë dhe 70 vjec tjetra. Trego respekt se je dhe profesionist”, “Të të ofendojë tjetri në këtë mënyrë…nuk je për atë karrige po cou ik në shtëpi”, “Zonja ka ardhur për konkurrim aty, jo për të dëgjuar ofendimet e jurisë”, “Duhet të vlerësohet për si kërceu, jo cfarë duhet të bëjë. Turp për këtë person”, “Ky koment seksist i tij e tregon mentalitetin shqiptar”, “Të rroftë fama që je aty, je për të gjykuar kërcimin dhe jo të gjykosh një femër! Turp, je dhe figurë publike”, janë vetëm disa nga komentet që po qarkullojnë në rrjete sociale.