“ARRATISET” NGA SHQIPËRIA/ Pas një kohe të gjatë pune Luana Vjollca gjeti pak kohë për veten. Kush e shoqëron? (FOTOT) – AlpeGossip
“ARRATISET” NGA SHQIPËRIA/ Pas një kohe të gjatë pune Luana Vjollca gjeti pak kohë për veten. Kush e shoqëron? (FOTOT)

“ARRATISET” NGA SHQIPËRIA/ Pas një kohe të gjatë pune Luana Vjollca gjeti pak kohë për veten. Kush e shoqëron? (FOTOT)

Në fund të janarit Luana Vjollca përfundoi sezonin e katërt të “Shiko kush luan”. Ajo e mbylli programin në formën më të mirë të mundshme, ku kishte të ftuar gjithë kapitenët e skuadrave që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e saj me programin. Luana tregoi se në fakt ky kishte qenë sezoni më i lodhshëm për të dhe si pasojë ka humbur 10 kilogramë.

“Unë e kam stresin me të dobësuar. Këtë sezon jam dobësuar shumë, sepse ka qenë një nga më të vështirët, por fatmirësisht më i suksesshmi në “Shiko kush luan”. Dhe kam humbur nga vjet sivjet, plot 10 kile. Por kam përshtypjen se edhe pandemia, fakti që po qëndronim në shtëpi ka ndikuar, sepse aty fillova mora këtë pjesën e dobësimit dhe nuk po ndalem më, vazhdoj të bie pa dëshirë”, tregoi Luana.

Ndërkohë për t’u çlodhur dhe për t’u mbushur me energji të reja, Luana është “arratisur” menjëherë nga Shqipëria. Ajo është nisur në një udhëtim, por destinacionin nuk e ka zbuluar. Ajo ka publikuar disa foto nga avioni dhe duket se është shoqëruar nga një person tjetër në këtë udhëtim. Moderatorja nuk e ka zbuluar as se kë ka zgjedhur për ta shoqëruar në këtë udhëtim relaksues.

 

Të gjithë mund të mendonin se e shoqëron partneri i saj, Krenar Cocaj, mirëpo së fundmi është vënë re se ata të dy nuk i kanë mirë punët në këtë drejtim. Para disa ditësh fansat vunë re se Luana nuk ndiqej më me Krenarin në rrjete sociale dhe kështu lindën dyshimet se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre