Anisa Muka, ish-velina e “Fiks”-it nis karrierë si modele në Europë – AlpeGossip
Anisa Muka, ish-velina e “Fiks”-it nis karrierë si modele në Europë

Anisa Muka, ish-velina e “Fiks”-it nis karrierë si modele në Europë

Ish-velina brune e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, Anisa Mukaj, prej disa muajsh, ka nisur jetë të re në Milano, ku dhe ka realizuar setet e para të fotove artistike për agjencinë më të madhe atje “Major Model Management”.

Direkt pas mbylljes së kontratës me “Fiks Fare” ku kërcente si velinë, ajo u vendos në qytetin italian, ku menjëherë u bë pjesë e katalogut të një brandi të ri “Frei Clothing”.

 

Sa për linjat fizike që tërhoqën vëmendjen e fotografëve të huaj, ajo tregon se të qenurit në formë vjen si meritë e të ushqyerit shëndetshëm dhe ushtrimit në palestër.

Po me kë imazh të njohur femëror në botë të krahasojnë profesionistët italianë kur të shohin?

“Pavarësisht se unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri, më kanë krahasuar me aktoren amerikane, Catherine Zeta-Jones”, thotë Anisa. Në lidhje me vështirësitë e orareve të zgjatura si modele dhe si t’u shpëtosh ngacmimeve në punë, qoftë në modeling apo televizion, ajo përgjigjet.

“Ngacmimet janë bërë për femrat dhe duam apo s’duam, në një mënyrë apo tjetër, janë pjesë e pashmangshme e përditshmërisë sonë. Akoma më tepër, ato janë prezente nëse një femër zgjedh të bëjë diçka në lidhje me modën apo televizionin, pasi puna e kësaj natyre gjithnjë e ka intriguar syrin mashkullor. Gjith-ka që ndodh, shpesh konsiderohet si rutinë, ndaj mund të them që ngacmimet tashmë nuk i ndryshojnë asgjë ditës sime. Secila nga ajo që kam zgjedhur të bëj, qoftë në fushën e modës apo televizionit ka bukurinë e vet. Unë nuk dëshiroj t’i ndaj, ose më mirë të them, janë aq të ngushta me mua sa s’mundem t’i veçoj”.

 

Ndërsa pyetjes për djemtë italianë, se çfarë i pëlqen ose jo tek ata, ajo u përgjigjet: “Te meshkujt italianë më pëlqen përkujdesja që kanë ndaj femrës dhe vlerësimi i duhur që i japin”.

Sa i takon vështirësisë në punë, Anisa rrëfen: “Jam ende në fillimet e mia. Por kam kuptuar që është një jetesë po aq sa e vështirë, aq edhe e bukur. Duhet të zgjohesh herët në mëngjes, madje të vraposh dhe të kapësh metronë, pasi duhet të shkosh në disa casting. Kur shkon atje, shikon që janë 500 vajza aty, të gjitha për një synim dhe ata do të marrin vetëm një. Të duhet të qëndrosh në radhë për disa orë rresht dhe të mos përzgjidhesh. Por sigurisht ka dhe ditë ku ti punon, pozon para aparatit me orë të tëra dhe merr në fund një lloj kënaqësie, e ndihesh e plotësuar. Për sa u përket pagesave, janë në varësi të punës që bën. Si përfundim, mendoj se për çdo profesion që dëshiron të ushtrosh, fillimi nuk ësh-të i lehtë dhe modelingu është nga ato profesione që s’të premton gjatë”, tregoi ndër të tjera Anisa për jetën jashtë Shqipërisë.