Ermali “arratiset” me shokët/ Bëhet serioz për ditëlindje, befason me atë që shkruan – AlpeGossip
Ermali “arratiset” me shokët/ Bëhet serioz për ditëlindje, befason me atë që shkruan

Ermali “arratiset” me shokët/ Bëhet serioz për ditëlindje, befason me atë që shkruan

Komediani dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen e tij të 36-të. Më I plotësuar se kurrë si nga ana personale ashtu edhe profesionale, Ermal ka vendosur që këtë ditëlindje ta festojë me miqtë e tij më të mirë. Si baba i freskët, pasi nuk ka shumë ditë që ka ardhur në jetë vajza e tij, Ermali siç duket është “arratisur” për të festuar me shokët. Ermali ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e miqve të tij më të mirë, mes tyre ndodhet edhe vëllai i moderatorit. Ndryshe nga herët e tjera, Ermali në këtë 36-vjetor nuk bën më batuta, por falenderon të gjithë ata që e kanë uruar, dhe se me miq të mirë ai çdo vit bëhet edhe më i mirë.

“Me miq të mirë çdo vit do bëhem më i mirë. Pini ça të doni sot,vëreni te llogaria ime. Ju falenderoj për çdo urim,duartrokitje dhe të qeshur që më jepni çdo vit… Ju përqafoj”,-shkruan Ermali në Instagram.