PLAS SHERRI/ Xhensila e akuzoi se ndan çifte, Xheisara i kthehet keq: Shiko burrin tënd… (FOTO) – AlpeGossip
PLAS SHERRI/ Xhensila e akuzoi se ndan çifte, Xheisara i kthehet keq: Shiko burrin tënd… (FOTO)

PLAS SHERRI/ Xhensila e akuzoi se ndan çifte, Xheisara i kthehet keq: Shiko burrin tënd… (FOTO)

Mes dy vajzave bukuroshe të showbizit, moderatores Xhensila Pere dhe këngëtares Xheisarës ka patur një zënkë së fundmi. Gjithçka ka nisur nga intervista e Xhensilës në emisionin “EXPULS” në Rtv Ora. Kur u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka në lidhje me personazhin e njohur më zhgënjyes, ajo tha emrin e këngëtares Xhesaira.

“Më ka zhgënjyer Xheisara. Nuk më pëlqen qe bëhet shkak për ndarje çiftesh”, tha Xhensila duke iu referuar lajmeve të qarkulluara 1 vit më parë, sikur Xheisara kishtë ngacmuar Romeo Veshajn, në kohën kur ai ishte i lidhur me Jonida Maliqin.

Xheisara i ka kthyer përgjigje Xhensilës me një status në Instastory ku shprehet e zhgënjyer nga deklarata e mikes së saj.

“E di që të gjithë jeni të habitur më përgjigjen e Xhensilës tek EXPULS. Askush, nisur dhe nga unë, nuk e priste që mikja ime prej shumë vitesh të tregohej kaq e sinqertë në atë lloj forme. E dashur Xhensila! Bën mirë të heqësh dorë nga të qenurit Nënë Tereza dhe merakosu për burrin tënd dhe lej burrat e botës se e gjejnë direkt ngushëllimin!”– shkruan ajo.

Promoted Content