LARGIMI I ELVISIT NGA PËR’PUTHEN”/ Sindi i del në mbrojtje dhe thumbon Arjan Konomin: Mendoi se një batutë seksiste… (FOTO) – AlpeGossip
LARGIMI I ELVISIT NGA PËR’PUTHEN”/ Sindi i del në mbrojtje dhe thumbon Arjan Konomin: Mendoi se një batutë seksiste… (FOTO)

LARGIMI I ELVISIT NGA PËR’PUTHEN”/ Sindi i del në mbrojtje dhe thumbon Arjan Konomin: Mendoi se një batutë seksiste… (FOTO)

Ditën e djeshme Elvisi kërkoi largimin nga “Përputhen”. Shkak për këtë u bë debati i ashpër në emision, pas një fotoje që ai publikoi.

Pas largimit të Elvisit, Sindi i ka dedikuar disa fjalë në rrjete sociale. Ajo e ka mbrojtur publikisht, teksa ka thumbuar dhe opinionistin Arjan Konomi, i cili dy ditë më parë kërkoi përjashtimin e Elvisit nga “Përputhen”.

“Në këtë foto kur e ke hedhur ke shkruajtur në të mirë e në të keq. Eh, jo më kot zgjodha këtë foto sepse ishte dita kur ishe i vetmi që më dole në krah kur opinionisti jonë i dashur mendoi se një batutë seksiste kundra një femre ishte ok. Përpos kësaj vazhdoi ta mbështeste këtë batutë edhe në Instagramin e tij, si në rastin tënd. Por kur temat e tilla vijnë për njerëzit realë dhe të drejtë aty, ne sulmohemi dhe përpara një publiku dalim arrogantë dhe negativë. Për të gjithë ata që s’të njohin, unë po them këtë, që ti je shembulli perfekt i rinisë shqiptare që dhe pse nuk mund ta kenë pasur të gjithë mundësinë për t’u shkolluar, prapë mbeten inteligjentë dhe të aftë të përballoni gjithçka. Dije se për mua do mbetesh një nga, dhe mbase personi më i veçantë që kam pasur nderin të njoh në atë reality show. Askush nuk arriti të të hidhte baltë mbi imazhin tënd dhe pse u përpoq dëshpërimisht se ti ke qenë dhe je më reali aty, përpos personit më inteligjent dhe i kulturuar. Uroj të gjesh atë që meriton”, ka shkruar ajo.