“PËR TY QË MË NDRIÇOVE…”/ Ami sapo na tregoi me këtë VIDEO super festën e organizuar për ditëlindjen e Ermalit – AlpeGossip
“PËR TY QË MË  NDRIÇOVE…”/ Ami sapo na tregoi me këtë VIDEO super festën e organizuar për ditëlindjen e Ermalit

“PËR TY QË MË NDRIÇOVE…”/ Ami sapo na tregoi me këtë VIDEO super festën e organizuar për ditëlindjen e Ermalit

Aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen dhe ka marrë surprizën e bukur në shtëpi.

Para pak orësh ai ka pozuar me tortën e ditëlindjes, teksa shkruan me humor:

“Kam ditlindjen sot!
Nuk e di ça moshe jam.
Më ka ngel kalendari te 23vjeç.
21.03.21”

Të shumtë janë ata që e kanë uruar Ermalin për ditëlindjen, e cila e ka gjetur në kohë pandemie dhe në pamundësi për një festë më të madhe.

Së fundmi, moderatorja dhe njëkohësisht bashkëshortja e aktorit të humorit, Amarda Toska i ka uruar ditëlindjen me fjalët më të ëmbla, teksa ka zgjedhur të zbulojë pak nga festa madhështore me të cilën ajo ka surprizuar Ermalin.

“Per ty qe ke ndriçuar si yll jeten time @ermalmamaqiofficial ❤
🌟Gezuaaaaar Ditëlindjen!!!🌟
Edhe pse eshte shume veshtire te surprizosh nje njeri si ty, ja dola te mos me parashikoje kte here!
Te dua shume ❤”, ka shkruar Ami.

Kujtojmë se Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente poiztive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”. Por tre ditë më parë ai i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një serial të ri.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabele ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri. “Xing.al” ka zbuluar sot disa detaje më tepër rreth këtij seriali, që pritet të transmetohet së shpejti për publikun.

VIDEO