“JE BËRË NJË HALE…”/ Plas keq sherri mes Arjan Konomit dhe Meridian Ramçajt (FOTO) – AlpeGossip
“JE BËRË NJË HALE…”/ Plas keq sherri mes Arjan Konomit dhe Meridian Ramçajt (FOTO)

“JE BËRË NJË HALE…”/ Plas keq sherri mes Arjan Konomit dhe Meridian Ramçajt (FOTO)

Mes Meridianit dhe Arjan Konomit ka plasur keq sherri në rrjete sociale. Ata të dy e kanë thumbuar njëri-tjetrin me disa statuse të bëra në Instagram.

Gjithçka ka nisur nga një postim i Meridianit, në të cilin shkruante: “Kristian, uroj që të transmetohet i plotë debati yt me Arjan Konomin dhe të mos pritet asgjë!”. Sipas tij, gjatë këtij debati janë zbuluar lidhje të fshehta të “Përputhen” dhe shumë sekrete të tjera.

Pas kësaj, Arjani i është kthyer keq në Instagram. “Ti njeri me atë emër aq qesharak, Merdan. Je bërë një hale ku personazhet tanë përmjerin fekalet e tyre, me të cilat t’i mbush gojën dhe i gëlltit me aq shumë shije. Mirënjohje për këtë rol kaq të dobishëm!”, ka shkruar ai.

Meridiani i është kundërpërgjigjur me një status po kaq ironizues dhe “tallës”.

“Intelektualit të vetëquajtur me mbiemër të përshtatur aq mirë, Kondomi. Nuk di…mllefi vjen nga hormonet e pashfryra apo terrori e ka kapur në palcë nga zbulimi i së vërtetës? Në fakt ka të drejtë të mërzitet: 3 dalje në opinion ia kaluan në vëmendje 1 viti që leh cdo ditë e vjell vrer. Jam kurioz të di kush ka qenë redaktor i veprave të këtij mjeshtri që fjalor ka atë të rrugëve dhe keqardhje për ata që kanë harxhuar kohë dhe para duke blerë pallavra deliresh! Gëzuar i ndjerë festën e Novruzit, qetësi e paqe me veten tuaj, epoka juaj ka kaluar, na jepni pak ajër se na mbytët në erë krome! Shekspiri do të shkruante për dramën tuaj “Shumë LOT për asgjë”

Meridiani nuk e ka lënë me kaq. Ai ka bërë një status tjetër ku ka shkruar: “Ah se harrova…nuk të kam ngacmuar më shumë pas lutjeve të shumta mes njohjesh të përbashkëta, por kur e ngacmon folenë e bletëve vetë prit pasojat e thumbave se mjaltin nuk ta lë njeri! Por unë e di, patjetër do jetë dikush që të ka vjedhur Instagramin pasi ti nuk je i këtij niveli dhe aq që di ta përdorësh Instagramin sic thua shpesh!”.