VAZHDON SHERRI NË RRJETET SOCIALE/ Sindi dhe Arjan Konomi thumbojnë keq njëri-tjetrin (FOTO) – AlpeGossip
VAZHDON SHERRI NË RRJETET SOCIALE/ Sindi dhe Arjan Konomi thumbojnë keq njëri-tjetrin (FOTO)

VAZHDON SHERRI NË RRJETET SOCIALE/ Sindi dhe Arjan Konomi thumbojnë keq njëri-tjetrin (FOTO)

Pak ditë më parë opinionisti Arjan Konomi dhe Sindi debatuan ashpër në studio. Arjani tha se Sindi është njeri fals, pa ndjenja dhe ka çekuilibër nervor.

Sipas tij, djali që do e zgjedhë atë për partnere do të jetë shumë fatkeq. Opinionisti nuk i ka lënë thumbat as në rrjete sociale, teksa ka ndarë një film të cilin ia përmendi Sindit në emision.

“Ju këshilloj të shihni një super film: “Gra në prag të një krize nervore”. Nga regjisori Pedro Almodovar (çmim Oscar)”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, si përgjigje ndaj këtij thumbi, Sindi ka publikuar një video me këngën “Nallane” të Flori Mumajesit.

“Sa keq u bone
dhe sa shpejt e nxorre ftyrën taneee
gjakun tënd të kuq të zi e bannne
pse të djeg për mu kaq shumë se di
po kush je ti

A thu ça bone
kur u bone ti me dhon leksione
më mirë ruje nerin e shpis tone, mos u merr me mu jo”, thuhet në këngë.