Artistja e njohur Dafina Zeqiri është ndër të infektuarat me COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka ndarë një fotografi të vetes.
Me një veshje sportive, artistja dukej paksa e lodhur, ndërsa shtoi se virusi nuk mund ta ndalë të shkrepë imazhe.
“COVID-i nuk dëshironte që unë të bëjë fotografi, por në djall COVID-i”, ka shkruar ajo në përshkrim. Menjëherë pas këtij postimi, fansat e Dafinës filluan që në profilet e tyre të urojnë këngëtaren për shërim sa më të shpejt.
Ndërkohë theksojmë se “Duro” është hiti saj i fundit, që është pritur tejet mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.