Mos e përdor lapsin e vetullave pa bërë këtë gjë në fillim (VIDEO) – AlpeGossip
Mos e përdor lapsin e vetullave pa bërë këtë gjë në fillim (VIDEO)

Mos e përdor lapsin e vetullave pa bërë këtë gjë në fillim (VIDEO)

Sekreti i një vetulle të bukur është të krijosh iluzionin e një vetulle të trashë para se të fillosh përdorimin e lapsit. Për fat të mirë, ka një zgjidhje: përdorimi i sapunit.

Teknika nuk është e re, por është shumë e thjeshtë: ka qenë gjithmonë një truk i zgjuar për të gjithë artistët e grimit, për të mbuluar qimet që rriten dhe pushin e fytyrës.

Ndërsa tani, blogerët e bukurisë në Instagram e kanë propozuar përdorimin e sapunit për një metodë të re që krijon iluzionin e vetullave më të gjata e më të plota.

“Sapuni është një mënyrë mjaft efektive, me kosto shumë të ulët dhe një xhel perfekt sa herë të mungon apo të është tharë xheli i zakonshëm. Ashtu si xheli që mban lart flokët, sapuni ngurtëson vetullat duke i mbajtur ato në drejtimin që janë krehur”, thotë Alyssa Anderson, make up- artiste.

Më poshtë keni një video që demonstron sesi ta përdorni sapunin për vetullën.