RENE FESTON 6-VJETORIN/ Nora Istrefi dhe Robert Berisha bashkohen për t´i bërë dhuratën më speciale (FOTOT) – AlpeGossip
RENE FESTON 6-VJETORIN/ Nora Istrefi dhe Robert Berisha bashkohen për t´i bërë dhuratën më speciale (FOTOT)

RENE FESTON 6-VJETORIN/ Nora Istrefi dhe Robert Berisha bashkohen për t´i bërë dhuratën më speciale (FOTOT)

Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, po rritet dita ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë e vogël që na habit gjithmonë e më shumë në rrjete sociale.

Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe sot ajo feston 6-vjetorin e lindjes.

Megjithëse të ndarë, kjo është një ditë shumë speciale si për Norën, ashtu edhe për Renee-n. Ndaj, çifti është bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes.

Ata i kanë dhuruar një mik të ri, një qenush të vogël të cilin duket se Renee e dashuron që tani.

Roberti ka ndarë në InstaStory dhuratën për të bijën, teksa shkruan:

“Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë.”

Gjithashtu, Nora ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto të Renee-s me qenushen në krahë.

FOTOT

Nora dhe Roberti kanë treguar se pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin si dy miq të mirë dhe sigurisht do ta luajnë siç duhet rolin e prindit për Renee-n.