Nano e kritikoi për minifundin në emision, reagon për herë të parë Bora Zemani – AlpeGossip
Nano e kritikoi për minifundin në emision, reagon për herë të parë Bora Zemani

Nano e kritikoi për minifundin në emision, reagon për herë të parë Bora Zemani

Bora Zemani dhe Ilda Bejleri janë kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit pas deklaratës së bujshme të Mustafa Nanos ku kritikonte veshjet e tyre provokuese.

“Ju kujtohet Michale Dougllas dhe aktorët e tjerë të ‘basic Instinct’, që aty në rolin e policave të San Francisco ndodhen përballë Sharon Stone, e cila është duke bërë atë kryqëzimin e famshëm të këmbëve. Fytyrat e tyre ishin të shkrehura, të ngrira, të topitura. Ata ishin pa gojë! Ja kështu i përfytyroj edhe unë të ftuarit e programit të Bora Zemanit, teksa kjo e fundit ulet në ndenjësen e vet dhe teksa fundi i fustanit të shkurtër bën vaki që t’i bëjë ndonjë lojë tinëzare, të pabesë dhe të zbulojë kodin sekret të ‘bombës nukleare”, shprehej ndër të tjera Mustafa Nano për Bora Zemanin.

Por ndryshe nga Ilda Bejleri, Bora kishte zgjedhur të mos reagonte deri ditën e sotme ku në disa postime në Instastory ka publikuar deklaratën e Digitalb.

Në deklaratën e kompanisë ku moderatorja punon ndër të tjera shkruhet se ky është një debat i ngritur gabimisht mes një jo profesionisti të fushës dhe një moderatoreje.