“ÇFARË NGJYRE I KE MBATHJET?” Antonela e “Për’puthen” vë në siklet ish-arbitrin shqiptar – AlpeGossip
“ÇFARË NGJYRE I KE MBATHJET?” Antonela e “Për’puthen” vë në siklet ish-arbitrin shqiptar

“ÇFARË NGJYRE I KE MBATHJET?” Antonela e “Për’puthen” vë në siklet ish-arbitrin shqiptar

Para pak kohësh u mësua se ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, do të jetë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, tashmë është pjesë e emisionit sportiv “Top Arena” në Top Channel.

Në puntatën e mbrëmjes së djeshme, bukuroshja bionde kishte përgatitur disa pyetje mjaft pikante për ish-arbitrin e njohur, Lorenc Jemini.

“Nuk të kam parë asnjëherë me kostumin e njëjtë. I ndërron kostumet ashtu siç i ndërron edhe mbathjet?”, ishte pyetja e parë që ajo i bëri Jeminit, i cili duke qeshur u përgjigj: “Jo, kostumet i ndërroj më shpesh”.

Por Antonela nuk e la me kaq pasi më pas i pëshpërit në vesh: “Çfarë ngjyre i ke mbathjet?”.

“I kam me lule. Zakonisht i përdor të zeza”,- u përgjigj pa nguruar ish-arbitri.

Më pas ish-konkurrentja e “Për’puthen” e pyeti Jeminin nëse i pëlqente më shumë tenisi apo biçikleta dhe mes të dyjave ai zgjodhi të parën.

Antonela më pas e pyet se kur do të luajnë të dy bashkë. “Kur të duash. Varet çfarë di ti të luash, tenis apo biçikletë?”, u përgjigj ai.

E Antonela zgjodhi që ta vinte edhe më shumë në siklet ish-arbitrin, duke i dhënë një përgjigje të papritur: “Asnjërën, do e gjej unë një lojë që ta luajmë”.