NGA PUDRA QË DUHET PËRDORUR E DERI TEK PENELI/ Truke makeup-i që vajzat me syze duhet t’i dinë patjetër – AlpeGossip
NGA PUDRA QË DUHET PËRDORUR E DERI TEK PENELI/ Truke makeup-i që vajzat me syze duhet t’i dinë patjetër

NGA PUDRA QË DUHET PËRDORUR E DERI TEK PENELI/ Truke makeup-i që vajzat me syze duhet t’i dinë patjetër

Të mbajturit syze për një kohë shumë të gjatë mund t’ju japë ndjesinë se askush s’i sheh më sytë tuaj, që kanë humbur diku pas xhamit të syzeve. Epo, s’duhet të jetë domosdoshmërisht kështu. Disa truke makeup-i mund të ndihmojnë për t’i nxjerrë sytë në pah dhe për t’i bërë të duken më të mëdhenj. Ja ç’duhet të dini:

#1 -Aplikoni korrektor jo vetëm në rrathët e syve, por edhe në cepa. Kjo do t’u japë syve më shumë shkëlqim.

#2 – Vendosni pudër të thatë në zonën e hundës për të parandaluar yndyrën që grumbullohet aty.

#3 – Aplikoni ton sysh të bardhë në fillim të qepallave për t’i bërë sytë të duken më të mëdhenj.

#4 – Për të njëjtin efekt, aplikoni edhe laps të bardhë në zonën poshtë syve.

#5 – Krahas ngjyrave të tjera, bëni pjesë të rutinës suaj të makeup-it edhe ngjyrat e hapura të tokës.

#6 – Mos e aplikoni penelin që në mes të syve.

#7 – Mos zgjidhni qerpikë që janë shumë të mëdhenj. Nëse nuk përdorni qerpikë fallco, përdorni një rimel që u jep gjatësi dhe volum qerpikëve, pa i ngjitur me njëri-tjetrin.

#8 – Nëse do t’ju duhet të zgjidhnit midis toneve të syve dhe një peneli: Zgjidhni këtë të dytin.

#9 – Eksperimentoni me të gjitha llojet e makeup-eve dhe ngjyrave që doni! Fakti që keni syze nuk ndryshon asgjë. Përkundrazi, ju shkojnë shumë!