“NUK DUA DRAMA AS VËMËNDJE…”/ Bearti thumbon publikisht Tean dhe e pranon ndarjen (FOTOT) – AlpeGossip
“NUK DUA DRAMA AS VËMËNDJE…”/ Bearti thumbon publikisht Tean dhe e pranon ndarjen (FOTOT)

“NUK DUA DRAMA AS VËMËNDJE…”/ Bearti thumbon publikisht Tean dhe e pranon ndarjen (FOTOT)

Dy ditë më parë Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre, të paktën publikisht. Fillimisht ata të dy filluan të mos ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe më pas fshinë nga Instagrami çdo foto me njëri-tjetrin, përveç një reklame që kanë bërë bashkë.

Kështu nisën aludimet se ata nuk ishin më bashkë dhe më pas lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë Bearti për “Express Rozë”.

Po, është e vërtetë”, tha ai pa treguar asnjë detaj më tepër.

Më pas “Prive” mësoi se çfarë kishte ndodhur para se dyshja t’i jepte fund marrëdhënies.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, treguan disa burime.

Ndërkohë që të gjithë po shpresonin që gjërat mes tyre të rregulloheshin, Bearti ka bërë sot në deklaratë të fortë. Ai ka publikuar një shprehje thumbuese që duket se i dedikohet Teas dhe më pas ka konfirmuar për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë ne jetën e tij.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.

Siç duket ata të dy nuk janë ndarë fare mirë, ndaj pritet në vijim ndonjë reagim nga Tea apo të mësojmë çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.