I ERDHI NË MAJË TË HUNDËS/ Kiara tregon një herë e mirë të vërtetën e lidhjes me Butrintin – AlpeGossip
I ERDHI NË MAJË TË HUNDËS/ Kiara tregon një herë e mirë të vërtetën e lidhjes me Butrintin

I ERDHI NË MAJË TË HUNDËS/ Kiara tregon një herë e mirë të vërtetën e lidhjes me Butrintin

Moderatorja Kiara Tito është përfolur gjatë për një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri. Mirëpo, ajo gjithmonë e ka mohuar, aq sa tani i ka ardhur “në majë të hundës” nga kjo çështje.

Kiara ka qenë së fundmi e ftuar në “Express Rozë”, ku nuk ka munguar një pyetje për këngëtarin. Moderatorja ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie dhe dëshiron të mos e pyesin më për të.

“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera. Realisht nuk ka pasur lidhje mes nesh dhe shpresoj mos të më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, është shprehur Kiara.