E VETME NË SHTËPI/ Beatrix Ramosaj përjeton eksperiencën më të frikshme – AlpeGossip
E VETME NË SHTËPI/ Beatrix Ramosaj përjeton eksperiencën më të frikshme

E VETME NË SHTËPI/ Beatrix Ramosaj përjeton eksperiencën më të frikshme

Beatrix Ramosaj ka përjetuar sërish një eksperiencë të frikshme për shkak të paralizës së gjumit. Ajo ka treguar se pas shumë kohësh e ka përjetuar sërish dhe se është ndjerë shumë keq. Për më tepër ajo ka zbuluar se ka qenë vetëm në shtëpi dhe kjo e ka bërë situatën akoma më të frikshme.

“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoms dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkruan Beatrix në një postim në Instagram.

Gati një vit më parë, po ashtu ajo përjetoi të njëjtën eksperiencë dhe e ndau me ndjekësit e saj. Beatrix tregoi se gjatë paralizës së gjumit kishte parë edhe figura të panjohura e kishte dëgjuar zëra demonësh.

“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, r rëfeu Beatrix Ramosaj.

Por çfarë është paraliza e gjumit?

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo zgjoheni. Kur kjo gjë ndodh ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri juaj është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë ende komandë nga truri që të lëvizin.

E gjitha ka të bëjë me tri ose katër fazat e gjumit. Ju mund të ëndërroni në çdo fazë të gjumit, por ëndërrat e fazës REM duket sikur janë ngjarje të vërteta që po përjetohen në kohë reale. Kjo sepse truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM, por trupi është krejtësisht i paralizuar. Në momentin që truri zgjohet, trupi kërkon disa sekonda deri në 15 minuta që të marrë komandë nga truri që të lëvizë.