Vera s’do jetë e njëjtë! Zbulohet spektakli i ri që do t’ju mbajë gozhduar pas ekranit – AlpeGossip
Vera s’do jetë e njëjtë! Zbulohet spektakli i ri që do t’ju mbajë gozhduar pas ekranit

Vera s’do jetë e njëjtë! Zbulohet spektakli i ri që do t’ju mbajë gozhduar pas ekranit

Duke qenë periudhë pushimesh, gjatë verës në kanalet shqiptare nuk ka programe të reja dhe më së shumti ka ritransmetime. Mirëpo kjo verë nuk do të jetë e njëjtë pasi në korrik në Top Channel nis një talent show i ri i cili do të quhet “Top Talent” dhe do të transmetohet edhe në gusht.

Ky spektakël ka për qëllim të zbulojë gazetarin, regjisorin dhe moderatorin që do t’i përshtatej ekranit të Top Channel dhe që ka vërtet talent në këto fusha. Top Channel njofton se në fazen e parë aplikantët do të konkurojnë përpara një jurie profesioniste, ndërsa në fazën e dyte gjysmëfinale aplikantet e kualifikuar do të trainohen nga nje staf profesionist.

“Konkurentët që do të kualifikojë juria për në mbrëmjen finale do të kenë mundësinë të jenë fitues dhe të sigurojnë një kontratë pune në Top Channel”, njofton Top Channel.