“KAM VUAJTUR GOXHA”/ Eliona Pitarka tregon momentin e vështirë pas lindjes së vajzës (FOTO) – AlpeGossip
“KAM VUAJTUR GOXHA”/ Eliona Pitarka tregon momentin e vështirë pas lindjes së vajzës (FOTO)

“KAM VUAJTUR GOXHA”/ Eliona Pitarka tregon momentin e vështirë pas lindjes së vajzës (FOTO)

Eliona Pitarka në mars u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Galës. Eliona ka treguar se Gala i ka ndryshuar jetën dhe nuk i ka kursyer fotot e ëmbla me vogëlushen duke ia zbukuruar ditën ndjekësve.

Së fundmi aktorja ka treguar se muaji i parë pas lindjes së Galës ishte më i vështiri. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke qarë dhe tregon se asokohe ka vuajtur goxha.

“Këtu kam qenë duke qarë. Kisha një javë me temperaturë 40. M’u bllokua gjiri. Ka qenë muaji i parë. Po, kam vuajtur muajin e parë goxha. Mora antibiotikë”, ka treguar Eliona, por për fat të mirë çdo gjë ka kaluar.