FOTO/ E “gozhdojnë” me kritika për ngjashmërinë me Michael Jackson, vajza jep përgjigjen interesante – AlpeGossip
FOTO/ E “gozhdojnë” me kritika për ngjashmërinë me Michael Jackson, vajza jep përgjigjen interesante

FOTO/ E “gozhdojnë” me kritika për ngjashmërinë me Michael Jackson, vajza jep përgjigjen interesante

Charlotte Crosby, një konkurente e serialit televiziv “Sunderland” në Angli, së fundmi i është nënshtruar disa operacioneve plastike.

Që nga viti 2017 e deri tani ajo ka kryer 5 operacione plastike 4 nga të cilat janë vetëm në fytyrë. Pasi është rikuperuar plotësisht nga plagët dhe është shfaqur sërish në ekran, 27-vjeçarja ka marrë një sërë kritikash dhe fytyra e saj e re tashmë është shndërruar edhe në meme.

Ajo është tallur nga publiku të cilët janë shprehur se i ngjason të ndjerit Michael Jackson aq shumë saqë duket kloni i tij.

Prej javësh memet ku ajo krahasohet me yllin e muzikës pop janë bërë virale në rrjetet sociale, rrjedhimisht duke sjellë edhe reagimin e Charolotte. Bukuroshja në një intervistë për “The Sun online” ka treguar se nuk ndihet e ofenduar nga këto tallje dhe kritika por shton se ato e kanë bërë akoma më të famshme.

“Ndihem mirë kur më krahasojnë me një legjendë si Michael Jackson dhe kur këto tallje të shuhen, unë do të bëj një bëj një tribut për të, me të gjitha perfomancat e tij. Madje që tani po filloj të mësoj lëvizjen ‘moonwalk’ e gjitha kjo shumë shpejt do të jetë në avantazhin tim.” -ka përfunduar Crosby deklaratën e saj.