RIKTHEHET NË EKRAN PAS 11 VITESH ISH BANORI I “BIG BROTHER”/ Jeta në klubet luksoze italiane si menaxher dhe biznesi i turizmit – AlpeGossip
RIKTHEHET NË EKRAN PAS 11 VITESH ISH BANORI I “BIG BROTHER”/ Jeta në klubet luksoze italiane si menaxher dhe biznesi i turizmit

RIKTHEHET NË EKRAN PAS 11 VITESH ISH BANORI I “BIG BROTHER”/ Jeta në klubet luksoze italiane si menaxher dhe biznesi i turizmit

Klodian Çela ka qenë pjesëmarrës në ‘Big Brother 3’ dhe në atë kohë fitoi vëmendjen e publikut kur deklaroi hapur prirjet e ndryshme seksuale duke sjellë një erë të ri në shoqërinë shqiptare, paksa të ndrydhur ndaj këtyre temave. 

Në atë kohë djaloshi nga Lezha u sulmua dhe shumë kundërshtime u shfaqën hapur për të, duke fituar vëmendjen e publikut për një kohë të gjatë. Tashmë Klodi ka ndërtuar jetën e tij në Itali, ku punon si menaxher clubesh dhe festash.

Tashmë ai menaxhon lokalin e stilistit të famshëm “Cavalli”, me të njëjtin emër. Lokali ka si klientë emra të famshëm nga bota e muzikës, kinemasë dhe sportit në mbarë botën, të cilët zgjedhin të argëtohen në këtë lokal luksoz dhe elegant.

Klodian Çela, ish-banor i “Big Brother”, rikthehet dhe vendos të flasë në një ekran televiziv shqiptar pas 11 vitesh. Gjatë një interviste për ‘Breaking News’, ai ka folur për “Big Brother Vip”, i cili sapo ka filluar në ekranin shqiptar, duke theksuar se është një investim luksoz që nuk ka asgjë më pak se “Grande Fratello” në Itali, por sipas tij duhet të shohim nëse banorët Vip do të dhurojnë spektakël apo jo, sepse ai është thelbi i atij formati.

“Në këtë rast duke qenë një personazh publik, ai ka një profil publik dhe kur bëhesh pjesë e këtij formati, mund të nxjerrësh në pah edhe ndonjë anë të panjohur. Pra personazhi publik, me anë të këtij formati, mund ta pasurojë identitetin dhe profilin e tij publik, ose mund të bëjë të kundërtën”, u shpreh Klodi.

I pyetur nëse do ta kishte pranuar një ofertë të mundshme për “Big Brother Vip”, Klodiani tha se do ta pranonte, por duke nënvizuar se ai nuk është Vip. Ai kujton kohën kur vite më parë u bë pjesë e “Big Brother”

Ai thotë se sinqeriteti i tij në atë kohë sot i duket si budallallëk, sepse të jesh i vërtetë në Shqipëri, mbase bën më shumë dëm sesa krijon simpati. Mbase shoqëria jonë nuk është akoma gati për të pranuar aspekte njerëzore ndryshe apo diversitetin.

“Unë kisha si qëllim të thyeja një tabu, paçka se e pagova shtrenjtë”, tha Klodi. Asokohe në qytetin e tij të lindjes në Lezhë, pati disa protesta kundër Klodit dhe asaj çfarë ai përfaqësonte.

Përveç angazhimit si menaxher klubi në Itali, Klodi ka ndërtuar një plazh privat në Borsh, aty nga e ka prejardhjen gjyshja e tij nga nëna dhe i ka vënë emrin e saj, Ines.

Vendi është i kuruar me shumë kujdes duke krijuar një Mikinos të vogël, ku njerëzit që e zgjedhin të kalojnë pushimet, të shohin diferencën me çdo vend tjetër të bregdetit shqiptar.