“DUA TË SHKRUAJ FJALËN…”/ Semi dhe Donaldi planifikojnë të bëjnë tatuazh të njëjtë – AlpeGossip
“DUA TË SHKRUAJ FJALËN…”/ Semi dhe Donaldi planifikojnë të bëjnë tatuazh të njëjtë

“DUA TË SHKRUAJ FJALËN…”/ Semi dhe Donaldi planifikojnë të bëjnë tatuazh të njëjtë

Për të përmbushur provën javore, banorët janë ndarë në çifte dhe do duhet që nëpërmjet përzgjedhjes rastësorë t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje të përcaktuara nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Njëri prej çifteve që e realizoi provën ishte Donaldi dhe Semi, provë e cila u shoqërua me lot, nostalgji dhe përqafime.

Edhe pas përfundimit të provës, dyshja vijoi të diskutonte edhe në mjediset e shtëpisë. Në komunikim e sipër Donaldi surprizon me një ide…

Ai i tregon Semit se dëshiron që t’i kërkojë “Vëllait të Madh’’ mundësinë e realizimit të një tatuazhi brenda mjediseve të shtëpisë.

‘’Dua që të bëj një tattoo… Të shkruaj fjalën ‘Psikopat’ por në versionin shqiptar. Pra të shkruaj në fillim ‘Psiko’ dhe ngjitur të vizatohet shpendi i patës”, tha Donaldi.

Kjo deklaratë u prit fillimisht me të qeshura nga Semi por pas disa minutash i tha Donaldit se dëshironte që një tatuazh të njëjtë ta bënte edhe ajo.