“DASHURI E NDALUAR”/ E pabesueshme çfarë ka ndodhur në jetën reale të Adnanit dhe Zonjushës – AlpeGossip
“DASHURI E NDALUAR”/ E pabesueshme çfarë ka ndodhur në jetën reale të Adnanit dhe Zonjushës

“DASHURI E NDALUAR”/ E pabesueshme çfarë ka ndodhur në jetën reale të Adnanit dhe Zonjushës

Me siguri të gjithëve ju kujtohet një nga serialet turk më të ndjekur, “Dashuri e ndaluar” i cili po jepet ritransmetim edhe këtë vit. Seriali kishte në qendër Bihterin, një vajzë e pashme që martohet me një burrë të pasur më të madh në moshë, Adnanin e më pas dashurohet me nipin e tij, Behlulin.

Pas rolit të Adnanit, aktorin Selçuk Yontem nuk e kemi parë më në ekranin shqiptar, por ai ka vazhduar aktrimin duke luajtur në seriale shumë të ndjekur.

Duket e pabesueshme, por aktori së fundmi është takuar me Zerrin Tekindor, aktoren që luante rolin e Zonjushës. Nëse ju kujtohet Zonjusha ishte e dashuruar me Adnanin në serial dhe në fund përfunduan bashkë.

Ky takim i tyre pas kaq shumë vitesh tregon se ata kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Në foto Adnan shfaqet me Zonjushën e regjisoren dhe shkruan se i kanë munguar njëri-tjetrit./Xing.al