BIE TE SHINAT DHE I KALON TRENI SIPËR/ I riu shpëton mrekullisht (VIDEO) – AlpeGossip
BIE TE SHINAT DHE I KALON TRENI SIPËR/ I riu shpëton mrekullisht (VIDEO)

BIE TE SHINAT DHE I KALON TRENI SIPËR/ I riu shpëton mrekullisht (VIDEO)

Ky është momenti tronditës kur një udhëtar bie tek shinat pak çaste përpara se treni të kalonte.

Amit Agarwal po kalonte nëpër binarët e një hekurudhe në Rajasthan të Indisë, kur papritmas iu shfaq një tren, që shkonte me shpejtësi në drejtim të tij.

Meqenëse e kishte të pamundur të largohej, ai u detyrua të shtrihej në binarë, që të shmangte shtypjen prej lokomotivës.

Të pranishmit kanë shikuar të tmerruar, duke pritur që në çdo moment të ndodhet ndonjë fatkeqësi, që do ishte fatale për viktimën.

Për fat të mirë, i riu shpëtoi pa lëndime.