“DO QË TË FUSË KRIMAT”/ Vazhdon debati për marrëdhënien Fifi-Granit – AlpeGossip
“DO QË TË FUSË KRIMAT”/ Vazhdon debati për marrëdhënien Fifi-Granit

“DO QË TË FUSË KRIMAT”/ Vazhdon debati për marrëdhënien Fifi-Granit

Afërsia mes Fifit dhe Granitit po bëhet gjithnjë e më e fortë por ata sërish janë të stepur për të ndërmarrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.

Ky raport u diskutua edhe përgjatë spektaklit të së premtes, teksa ata deklaruan se duan më shumë kohë për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për të qartësuar ndjenjat e tyre.

Nga ana tjetër janë edhe shumica prej banorëve, të cilët nuk kanë rreshtur kurrë së dhëni mendimin dhe së komentuari këtë dyshe, gjë që për Fifin është kthyer në nje situatë tepër bezdisëse.

‘’Nuk dua të më ndërhyjë më njeri, bëj ç’të dua me jetën time’’,- tha këngëtarja gjatë spektaklit.

Edhe pas përfundimit të këtij shoë marrëdhënia e tyre vazhdoi të ishte tema kryesore e diskutimit.

Beniada e cila disa ditë më parë kishte diskutuar me Palomën mbi faktin nëse kishte apo jo pëlqim për Granitin , e akuzoi gazetaren për ‘’shtrëmbërim’’ të fjalëve me qëllim për të nxitur debat.

‘’Ti më erdhe mua në tavolinë dhe fillove të diskutojë për Granitin. Të gjitha janë të xhiruara dhe unë do kërkoj të hapen kamerat, në të kundërt unë do të largohem nga shtëpia’’,- replikoi Paloma.

Gjithashtu Graniti dhe Fifi gjetën kohën të sqaroheshin edhe me Semin, për të cilat këngëtarja kishte shfaqur skena xhelozie ditët e mëparshme.