VËMËNDJE GOCA/ Një truk i thjeshtë për buzë më të plota, pa “fillers” – AlpeGossip
VËMËNDJE GOCA/ Një truk i thjeshtë për buzë më të plota, pa “fillers”

VËMËNDJE GOCA/ Një truk i thjeshtë për buzë më të plota, pa “fillers”

Mbushësit (fillers) janë tundues, por janë gjithashtu të përkohshëm dhe të kushtueshëm. Fatmirësisht, ekzistojnë zgjedhje alternative për buzë më të plota, përsëri të përkohshme, por shumë më pak të kushtueshme.

Një truk i thjeshtë për buzë më të plota, pa

Rezultati më sipër është arritur vetëm duke përdorur buzëkuqë “lip stain” (që krijojnë një lloj nuance peel-off) vetëm në vijëzimin/konturin e buzëve. E njëjta gjë mund të bëhet edhe me laps buzësh, thjesht në rastin e lip stain, rezultati zgjat më gjatë.

Një truk i thjeshtë për buzë më të plota, pa

Si ta bëni hap pas hapi:

– Gjeni një nuancë që përputhet me buzëkuqin me të cilin do lyeni pjesën tjetër të buzës dhe aplikoni një sasi të vogël produkti duke vizatuar butësisht me kujdes vetëm pas vijës reale të buzëve.

– Lyeni fillimisht vetën vijat e buzëve.  Truku është të përpiqeni që lëkura rreth buzës të jetë pak më e errët, pa u tepruar.

– Mbajeni linjën e pastër. Për të minimizuar njollosjen (dhe atë pamjen e frikshme të “kllounit”) përdorni thonjë për të “mprehur” skajet dhe për ta larguar produktin nga buza e jashtme.

– Përfundojeni pamjen duke lyer gjithë pjesën tjetër të buzëve – një shkëlqyes është gjithashtu ide e mirë.

– Praktikohuni!

Burimi: Well & Good