“PËR SA PARA DO POZOJE NUDO?” Banori më i ri i “Big Brother” i prerë: Nuk ka… – AlpeGossip
“PËR SA PARA DO POZOJE NUDO?” Banori më i ri i “Big Brother” i prerë: Nuk ka…

“PËR SA PARA DO POZOJE NUDO?” Banori më i ri i “Big Brother” i prerë: Nuk ka…

Mbrëmjen e djeshme, banorët VIP të shtëpisë më të famshme janë përfshirë në një lojë, ku lidhej me sinqeritetin.

Yjet kishin mundësi që t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet dhe ata duhej që të ishin të sinqertë me përgjigjet e tyre

Madje në bazë të kësaj performance publiku do mund të votojë në rrjetet sociale banorin i cili e kalon këtë sfidë sinqeriteti.

Gjatë kësaj loje ku u dhanë përgjigje të ndryshme, banorët vendosën që konkurrentin më të ri të shtëpisë së “Big Brother”, Igli, ta provokonin me një propozim shumë interesant profesional.

“Sa do të ishte pagesa që ti të pranojë të pozoje nudo për një revistë”,- e pyeti Einxhel.

Përgjigja e aktorit të njohur erdhi e qartë, e shpejtë dhe shumë e sigurt: “Për asnjë kacidhe, nuk ka asnjë motivim për mua. Nuk do të pranoja ta bëja kurrë”.