“LUM KUSH DO TA MARRI…”/ Sheila flet për djemtë e shtëpisë së BBV: Me këtë të riun mund të kisha diçka – AlpeGossip
“LUM KUSH DO TA MARRI…”/ Sheila flet për djemtë e shtëpisë së BBV: Me këtë të riun mund të kisha diçka

“LUM KUSH DO TA MARRI…”/ Sheila flet për djemtë e shtëpisë së BBV: Me këtë të riun mund të kisha diçka

Këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj, e cila doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” vetëm pak ditë më parë, ka rrëfyer shumë në lidhje me eksperiencën më të re të jetës.

E ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, asaj iu bënë pyetje nga më të ndryshmet në lidhje me banorët. Mes pyetjeve të shumta, nga ato më të zakonshmet e deri te ato më pikantet, këngëtarja nuk ka ngurruar të tregojë shumëçka.

Ish-banorja është pyetur se për sa kohë që qëndroi brenda shtëpisë, cili nga debatet i është dukur më pa lidhje dhe që i është dukur i ekzagjeruar, teksa nuk ngurroi të tregonte një treshe që në fakt është përfolur shumë në media rreth asaj mosmarrëveshje.

Duke qenë se është përfolur shumë për ‘lidhjet’ që janë krijuar brenda shtëpisë, Sheila u pyet se me cilin nga banorët ka krijuar miqësi dhe a janë marrëdhënie që zgjasin edhe jashtë?

“Me Elhaidin kam krijuar miqësi, më ka dhënë energji shumë të mirë. Edhe që po e takoj jashtë. Besoj me të do kem marrëdhënie të mirë”, tha ajo.

Spekulime pati gjithashtu edhe për një afrimitet më tepër se miqësi mes saj dhe Kledit, megjithatë Sheila u shpreh se nga ana e saj nuk ka asgjë.

“Nga unë nuk kishte. Lum kush do ta marri, po kjo punë është me të ngjitme. Nuk kam parë më shumë se shok askënd aty. E vlerësoj shumë Kledin, doja të ishte pak më i zgjuar si natyrë. Është djalë i përgatitur, ka shumë çfarë të japi, por duhet ta bërtas pak më shumë të vërtetë e tij. E shikoj potencial si lider”, u shpreh këngëtarja e njohur.

Teksa është kërkuar të japë mendimin e saj mbi banorin më të ri të “Big Brother VIP”, Iglin, të cilin Sheila pati mundësinë ta njohë vetëm jashtë shtëpisë, këngëtarja na habiti me deklaratën e saj.

“Ishalla nuk më zhgënjen si personazh. Me atë çfarë po shikoja kur isha në ‘prime’. m’u duk i drejtpërdrejt, i zgjuar, introvert. Mbetet për t’u parë. Ishalla nuk më zhgënjen. Po të isha brenda shtëpisë mund të kisha patur diçka me të”, përfundoi ajo.