HABIT Linda Halimi: Babushat më kanë ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me mua – AlpeGossip
HABIT Linda Halimi: Babushat më kanë ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me mua

HABIT Linda Halimi: Babushat më kanë ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me mua

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Herë pas here ajo viziton Kosovën dhe Shqipërinë për t’u çmallur me familjarët dhe për të realizuar projekte muzikore.

Në një intervistë të fundit ajo ka folur më shumë për veten dhe projektet e saj.

Linda nuk hezitoi t’i përgjigjej edhe pyetjes se si janë reagimet e saj dhe të bashkëshortit të saj kur të tjerët i shkruajnë komente ofenduese.

Halimi theksoi se ajo dhe burri i saj, Big D, qeshin kur lexojnë komentet e shumta nga ndjekësve që lidhen me jetën e tyre private.

Linda madje vuri në dukje se një person i kishte shkruar mesazh privat duke i ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me të.

“Ne qeshim gjatë gjithë kohës me mesazhet, ka plot mesazhe e oferta, ka babusha që japin 10 mijë dollarë për një javë me mua”