I RA TË FIKËT LIVE NË EMISION/ Si po ndikojnë SKENAT e Fifit në “Big Brother”? Sherri me Sarah dhe REAGIMET – AlpeGossip
I RA TË FIKËT LIVE NË EMISION/ Si po ndikojnë SKENAT e Fifit në “Big Brother”? Sherri me Sarah dhe REAGIMET

I RA TË FIKËT LIVE NË EMISION/ Si po ndikojnë SKENAT e Fifit në “Big Brother”? Sherri me Sarah dhe REAGIMET

Mes shumë debatesh dhe tensionesh mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” solli para shikuesve një skenë jo shumë të mirë emocionale dhe psikologjike.

Fifit i ra të fikët gjatë transmetimit LIVE dhe kjo ishte një skenë shoku për publikun që e ndoqi.

Por cili ishte shkaku që e çoi artisten në këtë gjëndje?

Fifi pati një debat shumë të ndezur me Sarah, pasi kjo e fundit pati një puthje në buzë me DJ PM. Këngëtarja nuk e priti mirë këtë pasi mendonte se Sarah po luan me ndjenjat e DJ PM. Por mos ndoshta Fifi u ndje xheloze pët ata të dy, pasi mes saj dhe Granitit të cilët u përfolën shumë për mardhënien e tyre nuk u pa një puthje e tillë, apo ajo vërtet mendon për shokun e saj?!

Debati zgjati dy ditë në shtëpinë VIP ku nisi qetëdisht dhe përfundoi me të bërtitura dhe të qara.
Ndërsa mbrëmë në emison LIVE u vendos që të sqarohej debati Fifi-Sarah, pa e ditur që situata do shkonte në atë gjendje.

Ishte Balina Bodinaku e cila e pyeti se mos ndoshta asaj po i humb një pjesë e vëmëndjes, e cila mendohej se ishte e saj (Mardhënia e me Granitin).

Fifi direkt pas kësaj pyetje i kërkoi shumë shumë herë Arbanës që të linte shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Pas kësaj ajo ishte e ngarkuar emocionalisht dhe papritur ra në tokë në një mënyrë të frikshme, një skenë e frikshme për teleshikuesit të cilët rrallë kanë parë skena të tilla gjatë transmetimeve LIVE.

Pas këtij momenti Arbana ndërpreu emisionin deri sa Fifi të përmirësohej.

Fifi është e vetmja banore aty brenda që diskutohet dhe flitet shumë në rrjet për problemet psikologjike.

Fifi ka pasur shumë skena depresive në shtëpi, por rasti që bëri më shumë “bujë” ishte momenti kur këngëtarja vendosi që të largohej nga mardhënia e saj me Granitin. Pas kësaj ajo i rëndua psikologjikisht dhe në dorën e saj mbante një shkop gjë që i frikësonte banorët në këtë rast Semin, ku të dyja pati një debat shumë të ashpër. Nga ai moment Fifi u quajt nga ndjrkësit si njeri me probleme psikologjike, psiqike etj…

Reagimi i Psikiatres: 

Mëngjesin e sotëm në emisionin e mëngjesit “Wake UP”, ishte në një lidhje telefonike psikiatrja Arjana Rreli.

E pyetur se nëse Fifi i merrte një mendim të qëndrojë apo të dalë nga shtëpia cila do ishte përgjigjja e saj?

“Nuk është një përgjigje që duhet ta jap unë, por mendoj që veprimi i Fifit që bëri aty është majëzimi i një konfliti të madh psikologjik, midis asaj çka ajo tha dhe çka donte të bënte. Ajo e tha që unë dua që tani të dal por nga ana tjetër brenda, brenda ajo donte të qëndronte aty brenda. Është zgjedhja e çdo kujt që në një lojë të tillë një person që nuk i përballon kërkon që të dalë nuk të mban njeri me gor. Ky konflikt j madh psikologjik mendoj që ka dhënë këtë lloj simtomatike që ne e quajmë krizë të kombvercionit, ngjan me një gjëndje të Fifit por personi nuk e humb vetëdijen, shprehet ajo.

Pas përmirësimit të Fifit, Arbana e thirri Fifin në dhomën e rrëfimit dhe u mundua që ta sqaronte dhe të bisedonte në mënyrën më të mirë me Fifin. Ku kjo e fundit vendosi të qëndrojë brenda në Big Brother VIP. “Do ja dal…”, u shpreh Fifi pas diskutimit me Arbanën.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe motra e Fifit e cila e njeh më mirë anën emocionale të saj. Ajo shkruan në një postim në “Instastory” se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.

Shikuesit pas asaj që ndodhi reaguan kundë Fifit dhe direkt e votuan që ajo të dali më nominim. Shumë prej tyre në rrjetet sociale komentojnë në faqen e “Big Brother VIP” se Fifi duhet të dali sepse ajo po fut në ankth edhe ata që e shohin.

Alpegossip. al ju sjell Disa nga komentet: