“I KE BËRË FANTAZMAT ME FOL ME VETE”/ Keisi sqaron statusin kundër Einxhel: Edukata ime nuk ma lejon të… – AlpeGossip
“I KE BËRË FANTAZMAT ME FOL ME VETE”/ Keisi sqaron statusin kundër Einxhel: Edukata ime nuk ma lejon të…

“I KE BËRË FANTAZMAT ME FOL ME VETE”/ Keisi sqaron statusin kundër Einxhel: Edukata ime nuk ma lejon të…

Keisi Medini ishte sot e ftuar në studion e emisionit “Wake Up” së bashku me babanë e saj, Sabianin. Vajza e këngëtarit të njohur foli për rrugëtimin e të atit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ka qenë shumë e vështirë, duke patur një marrëdhënie shumë të ngushtë babë e bijë, e duke u larguar ashtu nuk dija se çfarë të bëja. Thosha po ky çfarë po mendon, si është. Unë në një moment që shoh se i ka dalë ai damari, them op i është ngritur tensioni, bëhesha keq, më mungonin bisedat tona që bab po çohem, po shkoj këtu. Por u mësova dhe ishte diçka e mirë edhe për mua”, tha Keisi.

E pyetur se si ndihej kur shkoi e takoi babanë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo tha se nuk mund ta shpjegojë.

“Zemra po më shpërthente në ato momente. Doja ti thosha 2-3 fjalë, nuk doja të dilja nga konteksti që kisha ikur aty. Ja kam thënë të gjitha”, tregon vajza e Sabianit.

Ndërsa duke komentuar statusin e saj në lidhje me debatin e fortë që këngëtari ka bërë me Einxhel, Medini u shpreh se “është përmbajtur dhe nuk do që të flasë për këtë temë”.

“Jam përmbajtur shumë, nuk dua të flas për këtë temë. Kam qenë shumë e ngarkuar nga komentet. Edukata ime nuk ma lejon të reagoj ndryshe. Dëshira është të futem aty brenda e ti them pusho. Por kam sharë pafund në shtëpi”, u shpreh Keisi, e cila në status shkruante: “I ke bërë fantazmat me fol me vete”.

Kjo e fundit gjithashtu u pyet se çiftet aty janë strategji apo dashuri, vajza e këngëtarit u shpreh: “Mirë do të ishte të ishte dashuri, nuk besoj se ka strategji”.