I DHANË FUND LIDHJES? Aleksia sqaron një herë e mirë raportin me Romeo Veshajn – AlpeGossip
I DHANË FUND LIDHJES? Aleksia sqaron një herë e mirë raportin me Romeo Veshajn

I DHANË FUND LIDHJES? Aleksia sqaron një herë e mirë raportin me Romeo Veshajn

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur se Romeo dhe Aleksia i kanë dhënë fund lidhjes. Kjo sepse aktori i humorit ngacmoi hapur Beniadën në “Big Brother VIP”.

 

 

Mirëpo, Aleksia ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku i hodhi poshtë këto aludime. Ajo tha se vazhdon të jetë me Romeon dhe ngacmimi i Beniadës ka qenë në kuadrin e humorit.

“Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe, artist, humorist. Ai e di cfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne”, u shpreh Aleksia.