“DO DIGJET…”/ Meridiani dhe Iliri diskutojnë rreth Monikës: I ka ikur petulla… – AlpeGossip
“DO DIGJET…”/ Meridiani dhe Iliri diskutojnë rreth Monikës: I ka ikur petulla…

“DO DIGJET…”/ Meridiani dhe Iliri diskutojnë rreth Monikës: I ka ikur petulla…

Ilir Shaqiri dhe Meridian Ramçaj kanë vijuar diskutimet edhe pas spektaklit të së martës në lidhje me Monika Lubonjën dhe lojën e saj. Një debat të nxehtë prodhoi sjellja e aktores Lubonja kundrejt Donaldit dhe Ilirit edhe gjatë spektaklit.

Kjo pasi kohët e fundit, është parë se Monika ka pasur një afrimitet me Donald Veshajn dhe është distancuar nga balerini Ilir Shaqiri.

Në “Prime”, ata patën një debat ku Iliri u shpreh se nuk e ka kuptuar qëndrimin e aktores në shtëpi.

Sipas Meridianit, ajo do të digjet shumë shpejt nëse del në nominim pasi nuk i shpreh mendimet që ka për banorët. Më pas Iliri tregoi një moment që pati me Monikën gjatë kohës kur Arbana do zbulonte se kush do të ishte i eleminuari i javës.

Pjesë nga biseda:

Meridiani: Ti kujton se unë nuk di shumë gjëra por thjesht nuk i jap hapësirë të tjërëve për ti bërë faktorë.

Iliri: Siç bën Monika.

Meridiani: Monika do digjet dhe mbaje mend fjalën time, do digjet me herën e parë që do të dalë në nominim, ajo i ka mendimet nëpër dhëmbë si për Einxhelin, Donaldin, etj , por nuk e thotë sepse ka frikë se e nominojnë.

Iliri: Unë mendoj se ajo ka zgjedhur mënyrën më pak adapte për të qëndruar rehat. I ka ikur petulla me mua, sepse më dha dorën në momentin e eleminimit, jo i thashë unë do rri vetëm. I iku komplet petulla, ‘si ma bërë ti mua këtë ‘. I thashë që i kisha duart e djersitura, kisha qejf të mbaj “lori caffen” në dorë.