NGA KËRCIMI “HOT”, TE POPULLORJA/ Banorët performojnë për Monikën (VIDEO) – AlpeGossip
NGA KËRCIMI “HOT”, TE POPULLORJA/ Banorët performojnë për Monikën (VIDEO)

NGA KËRCIMI “HOT”, TE POPULLORJA/ Banorët performojnë për Monikën (VIDEO)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk ka vetëm debate dhe sherre, por edhe momente të bukura ku kërcejnë e këndojnë me njëri-tjetrin. E kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë.

Teksa Iliri, Monika, Arjola, Beniada dhe Meridiani ndodheshin në dhomën e gjumit, ata kanë nisur që të kërcejnë.

Fillimisht banorët performuan për Monikën një kërcim seksi dhe e ngacmonin. Ishin Iliri dhe Meridiani që e bënë aktoren që të bënte edhe ajo disa lëvizje provokuese.

Por më pas në sfond u dëgjua një këngë popullore dhe të gjithë pa përjashtim ia nisën kërcimit, duke krijuar një atmosferë shumë të bukura në dhomën e gjumit.