ERMALI I PËRMEND EMRIN E BORËS DONALDIT/ Beatrix mërzitet, ja VENDIMI që merr – AlpeGossip
ERMALI I PËRMEND EMRIN E BORËS DONALDIT/ Beatrix mërzitet, ja VENDIMI që merr

ERMALI I PËRMEND EMRIN E BORËS DONALDIT/ Beatrix mërzitet, ja VENDIMI që merr

Ermal Mamaqi i ftuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother zbuloi se Bora Zemanin do e shohim në sezonin e dytë të serialit “H.O.T”. Pas kësaj deklarate, Donaldi, i cili ndodhej aty nisi të pyste më shumë për këtë dhe i tha Ermalit që ta paguajë mirë ish partneren e tij.

Pas kësaj bisede Ermali u thirr nga produksioni në dhomën e rrëfimit dhe u rikthye për t’u përshëndetur me ta. Vetë Ermali zbuloi se produksioni e kishte “përjashtuar”. (Lexo këtu)

Sonte në “Prime” moderatorja Arbana Osmani u ndal te kjo situatë. Ajo tha se biseda e Ermalit me Donaldin për Bora Zemanin ka mërzitur këngëtaren Beatrix Ramosaj. Arbana zbuloi se Beatrix ka refuzuar ftesën për t’u futur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e për të darkuar pranë të dashurit të saj, Donaldit.

Për më tepër, këngëtarja nuk ishte as në studio mbrëmjen e sotme.