“KANË QENË MË SHUMË…”/ Arjan Konomi zbulon sekretet e lidhjes së Borës me Donaldin – AlpeGossip
“KANË QENË MË SHUMË…”/ Arjan Konomi zbulon sekretet e lidhjes së Borës me Donaldin

“KANË QENË MË SHUMË…”/ Arjan Konomi zbulon sekretet e lidhjes së Borës me Donaldin

Arjan Konomi nëpërmjet një videoje ‘live’ në “TikTok”, ka zbuluar disa detaje për lidhjen e Bora Zemanit me Donald Veshajn. Opinionisti tregoi se ata më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.

“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Bilës kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë.

Kanë qenë më shumë të ndarë se sa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti”, është shprehur ai.

Më herët Arjani është shprehur se nuk e ka patur shumë qejf Donaldin, duke thënë se nuk e shikonte dot Borën me të.

Burimi: iconstyle.al