ILIRI APO DONALDI? Meridian Ramcaj bën deklaratën e fortë: Është bërë fushatë, nuk fitohet me kërcënime dhe telefonata – AlpeGossip
ILIRI APO DONALDI? Meridian Ramcaj bën deklaratën e fortë: Është bërë fushatë, nuk fitohet me kërcënime dhe telefonata

ILIRI APO DONALDI? Meridian Ramcaj bën deklaratën e fortë: Është bërë fushatë, nuk fitohet me kërcënime dhe telefonata

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e Big Brother Vip, teksa të gjithë janë me zemër në dorë për fituesin.

Ish-banori Meridian Ramcaj ka komentuar ditën e sotme në media rrugëtimin e çdo finalisti duke zbuluar dhe të preferuarin e tij.

“Kur kam hyrë në shtëpi unë kam qenë një nga personat që kam mbështetur më së shumti Donaldin, por unë arrita ti shikoja brenda. Unë i vlerësoj konkurrentët nga ajo çfarë kanë bërë brenda shtëpisë dhe jo nga ajo që kanë bërë jashtë, por edhe nëse i vlerësojmë nga ajo që kanë bërë jashtë, asnjë nuk është më i arrirë se Iliri. Iliri është njeriu që ka debatuar me të gjithë. I kanë dalë të gjithë kundra dhe të gjithë janë “falur” sërish te ai. Ka qenë i drejtë, ka qenë i fortë, ka qenë i prerë. Ka patur opinione për secilin dhe nuk ka ndryshuar. Për atë që ka dhënë për atë shtëpi, unë mendoj se do fitoj Iliri. Është bërë si fushatë, nuk fitohet ky format duke bërë telefonata me presione, apo duke marrë personazhe publike për mbështetje” – komentoi ish banori i BBV.