PAS NGJARJEVE TË FUNDIT/ Romeos dhe Donaldit u ndodh e papritura, ja ku ishin sot binjakët – AlpeGossip
PAS NGJARJEVE TË FUNDIT/ Romeos dhe Donaldit u ndodh e papritura, ja ku ishin sot binjakët

PAS NGJARJEVE TË FUNDIT/ Romeos dhe Donaldit u ndodh e papritura, ja ku ishin sot binjakët

“Big Brother VIP” ka mbaruar por Donald Veshaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa të gjithë flasin për të, Donaldi sot është shfaqur larg famës dhe shkëlqimit të televizionit.

“Panorama Plus” ka siguruar disa foto të Donaldit dhe Romeos në një ceremoni mortore ku kanë marrë pjesë. Nuk ka informacione rreth humbjes së dy vëllezërve, por vlen të thuhet se ata vazhdojnë jetën normalisht si çdo njeri.

Ndonëse në rrjetet sociale kanë zgjedhur të shfaqin vetëm pjesën e bukur, festat, klubet dhe angazhimet e tjera profesionale, në jetën e përditshme Donaldi dhe Romeo nuk i neglizhojnë të tilla raste.

Mort1
Mort

 

 

 

Shumë është folur që pas mbarimit të aventurës së Donaldit në “Big Brother VIP”. Mediat kanë raportuar se aid he i vëllai janë përplasur me produksionin. Në reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas finales, Donaldi tha mes të tjerash: “Me votuat për një fitore që nuk e mora”- shprehej ai mes të tjerash. Po ashtu, aktori tha se do ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej.

Ndërkohë , thuhet se ata kanë hequr dorë edhe nga emisioni “Më lër të flas” që do fillonte së shpejti në “Top Channel” në Prime Time. Të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas” e po ashtu nuk ndjekin më as Sarën, as Lorin dhe Donaldi madje nuk ndjek më as Arbanën.

Për më tepër, ditën e djeshme u xhirua “Post Big Brother VIP” ku Donaldi nuk ka qenë i pranishëm. Teksa ish-banorët ndodheshin në xhirime aktori ishte me çifter Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Dona-Klea Huta. Ai postoi në Instastory dy foto me fëmijët e tyre, respektivisht, Ajkën dhe Kridin.  E po ashtu as Beatrix nuk ka qenë në “Post Big Brother VIP” e këto ditë nuk është parë as në shoqërinë e Donaldit.

Teksa në mediat sociale ka ende shumë dyshime, ditën e sotme përmes një statusi të gjatë në Instastory Arbana Osmani i konsideron “me qëllim të keq dhe për klikime” interpretimet e mediave dhe mohon se ekziston ndonjë sherr mes produksionit dhe Donaldit. Madje ajo shkruan se i janë falenderues çdo konkurrenti, aq më pak Donaldit që sipas saj kaq dhuruar aq shumë emocione.

Arbana Cover 590x354