“TRADHËTAR HUMBE…”/ Fisniku ka dy fjalë për t’i thënë Fjolla Morinës – AlpeGossip
“TRADHËTAR HUMBE…”/ Fisniku ka dy fjalë për t’i thënë Fjolla Morinës

“TRADHËTAR HUMBE…”/ Fisniku ka dy fjalë për t’i thënë Fjolla Morinës

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës pas një viti bashkë. Ndarjen e konfirmoi vetë biznesmeni me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shkruante se ndihej më i lumtur se kurrë.

Nga ana tjetër, Fjolla në një intervistë për emisionin “Madam” në Kosovë nuk e kurseu një thumb për ish-bashkëshortin duke thënë: “Nëse e keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femer që e do, kurse ti një mashtrues”.

Fisniku i ka kthyer përgjigje i ftuar në një lidhje me emisionin “D Night”, ku u shpreh se nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e Fjollës pasi ai nuk ofendon dikë që dikur ka pasur diçka.

Dajana Shabani: Në një intervistë Fjolla Morina është shprehur “Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, kurse ti ke humbur një mashtrues” Komenti yt?

Fisnik Syla: Nuk kam koment as nuk i kam dëgjuar këto gjëra dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur jam në një lidhje me dikë i thua zemër, i thua shpirt e jetë dhe kur të vijë ndarja t’ia nisim të shajmë apo ofendojmë secili mund ta bëjë atë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk e ofendoj askënd dhe kur ha, pi e rri me një njeri nuk kam qejf të flas absolut. Ka mbaruar dhe that’s it!