ME NËNË SURROGATE/ Elon Musk baba për herë të shtatë, vjen në jetë vajza me EMRIN e pazakontë – AlpeGossip
ME NËNË SURROGATE/ Elon Musk baba për herë të shtatë, vjen në jetë vajza me EMRIN e pazakontë

ME NËNË SURROGATE/ Elon Musk baba për herë të shtatë, vjen në jetë vajza me EMRIN e pazakontë

Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë. Në fakt vajza e tij Exa Dark Sideral, që e ka nga lidhja me partneren Grimes ,ka lindur në dhjetor nga një nënë surrogato.

Cifti ka edhe një djalë, që ka lindur në maj të 2020. Lajmin e ka bërë me dije, në një intervistë për Vanity Fair Usa, pikërisht nëna e re, që ka zbuluar edhe disa detaje të raportit me shefin e Teslas.

Cifti, që është së bashku që prej 2018, u ndanë në shtator të 2021, për tu rikthyer sërish së bashku pak më vonë.

Muzikantja dhe këngëtarja kanadeze ka shpjeguar se si janë tani gjërat mes tyre: Unë do ta quaja i fejuari im. Jetojmë në shtëpi të ndara, jemi miq shumë të mirë dhe takohemi shpesh. Kjo është gjëja më e mirë. Kemi nevojë për të qenë të lirë’.