PUSHIME LUKSOZE DHE VESHJE TË SHTRENJTA/ Nuk do ta besoni se sa kushton kostumi rozë i Anxhelinës – AlpeGossip
PUSHIME LUKSOZE DHE VESHJE TË SHTRENJTA/ Nuk do ta besoni se sa kushton kostumi rozë i Anxhelinës

PUSHIME LUKSOZE DHE VESHJE TË SHTRENJTA/ Nuk do ta besoni se sa kushton kostumi rozë i Anxhelinës

Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj është një ndër emrat më të komentuar kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendje për linjat e saj perfekte fizike, duke u krahasuar edhe me shumë yje botërorë.

Së fundmi, Anxhelina ndodhet me pushime me kushërirën e saj, Beatrix dhe nuk ka nguruar të ndajë foto të ndryshme. Në njërën prej tyre, ajo ka pozuar me një kostum ngjyrë rozë të hapur nga Coperni.

Ndërkohë, faqja “Indicatio” në Instagram ka treguar se vetëm xhaketa ka kushtuar 954 dollarë, ndërsa minifundi me të njëjtën ngjyrë dhe material kap vlerën e 338 dollarë.