“LUFTËTARI JONË I VOGËL”/ Rrëfimi prekës i Kledi Kadiut: Djali im Gabriel është sëmurë… – AlpeGossip
“LUFTËTARI JONË I VOGËL”/ Rrëfimi prekës i Kledi Kadiut: Djali im Gabriel është sëmurë…

“LUFTËTARI JONË I VOGËL”/ Rrëfimi prekës i Kledi Kadiut: Djali im Gabriel është sëmurë…

Balerini Kledi Kadiu ka hapur zemrën duke rrëfyer se djali i tij i vogël vuan nga një sëmundje e rallë. Gabriel, ka probleme të rënda që kur ka lindur, duke u diagnostifikuar me diagnozën mjaft komplekse të quajtur meningo-encefaliti.

Kledi e përkufizoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”.

POSTIMI I PLOTË:

Charlotte dhe unë kemi vendosur të tregojmë një pjesë të historisë sonë duke shpresuar se kjo ndarje do të jetë një shembull për nënat dhe baballarët që janë në një udhëtim të ngjashëm me tonën. Ne prisnim momentin e duhur për ta bërë këtë, duke ruajtur në radhë të parë djalin tonë, motrën e tij të vogël dhe energjinë tonë.

13 ditë pas lindjes, Gabrieli shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit. Fillimi i një sprove që na vuri vërtet në provë. Gabrieli mbijetoi dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar. Pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime, u kthyem në shtëpi, të vetëdijshëm se rruga e rikuperimit do të ishte e gjatë dhe kërkuese. Ne filluam menjëherë një proces rehabilitimi të hershëm gjë që na lejoi të kuptojmë plotësisht se si ta ndihmojmë më së miri fëmijën tonë përmes lojës dhe stimulimit të synuar.