NDODH EDHE KJO GJATË NDARJES SË ÇMIMEVE OSCARS/ Aktori i famshëm nuk përmbahet, godet me shpullë komendianin (VIDEO) – AlpeGossip
NDODH EDHE KJO GJATË NDARJES SË ÇMIMEVE OSCARS/ Aktori i famshëm nuk përmbahet, godet me shpullë komendianin (VIDEO)

NDODH EDHE KJO GJATË NDARJES SË ÇMIMEVE OSCARS/ Aktori i famshëm nuk përmbahet, godet me shpullë komendianin (VIDEO)

Ceremonia e ndarjeve së Çmimeve Oscars është mbajtur mbrëmjen e djeshme, ku ka pasur disa momente të papritura. Në një moment aktori i famshëm, Will Smith, ka goditur me shpullë komendianin e njohur, Chris Rock.

Mediat e huaja shkruajnë se shkak i kësaj duket se është bërë një shaka e komedianit me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith, bashkëshortes së aktorit Will Smith.

Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2”, duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën.

Siç duket, Will nuk e priti mirë komentin e Chris Rock. Edhe vetë Jada bëri një shikim që nënkuptonte bezdisje nga përmendja e flokëve. Mediat e huaja e kanë cilësuar këtë moment si më të shëmtuarin në historinë e Oscars.