HISTORIA PËRSËRITET/ Pas Taylor Swift, këngëtares së njohur i thyhet njëri nga tre çmimet ‘Grammy’ – AlpeGossip
HISTORIA PËRSËRITET/ Pas Taylor Swift, këngëtares së njohur i thyhet njëri nga tre çmimet ‘Grammy’

HISTORIA PËRSËRITET/ Pas Taylor Swift, këngëtares së njohur i thyhet njëri nga tre çmimet ‘Grammy’

Ishte një natë e madhe për Olivia Rodrigon në ceremoninë e 64-të të ndarjes së çmimeve Grammy të dielën , por nuk mund të themi të njëjtën gjë për atë që i ndodhi në prapaskenë. Këngëtarja arriti të rrëmbente tre Grammys.

Duke pozuar në prapaskenë dhe duke u përpjekur për t’i mbajtur të treja çmimet në duar, fatkeqësisht Olivias i bie njëri nga trofetë në tokë duke iu ndarë në dy pjesë. E njëjta situatë i ka ndodhur dhe këngëtare Taylor Swift rreth 12 vite më parë.

Pai trofeu ra në dysheme, 19-vjeçarja qëndroi aty, me dy gramafonët e tjerë në dorë, me një pamje të tronditur në fytyrë.

Një fotograf u përpoq të qetësonte Rodrigon duke thënë: “Nuk ka gjë” përpara se të shtonte me shaka: “Ne thjesht do ta vendosim në faturën tuaj” në një video të postuar në Twitter nga ‘Variety’ .

Fatmirësisht, një asistent erdhi  dhe i bashkoi pjesët e trofeut përkohësisht në mënyrë që këngëtarja e “Good 4 U” të mund të përfundonte fotot me çmimin e saj për ‘Artistin e Ri më të Mirë’, ‘Albumin më të mirë Vokal Pop (“Sour”)’ dhe ‘Performancën më të Mirë Solo Pop’.