PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Adis Patushi filmon Fifin kur “mbulohet me para” në koncert – AlpeGossip
PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Adis Patushi filmon Fifin kur “mbulohet me para” në koncert

PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Adis Patushi filmon Fifin kur “mbulohet me para” në koncert

Filloreta Raçi e njohur me emrin e saj artistik si Fifi duket e pandarë nga i dashuri i saj Adis Patushi. Këngëtarja ka mbajtur disa koncerte në SHBA dhe ka marrë me vete edhe Adisin.

Momente të shumta kanë qarkulluar në rrjetet sociale nga udhëtimi i tyre i parë në kontinentin amerikan, por duket se njëri është ‘qershia mbi tortë’. Bëhet fjalë për një video ku Fifi shihet duke i rënë daulles në një koncert teksa mbulohet me para nga publiku.

I lumtur për reagimin e këtyre të fundit Adisi shihet prapa këngëtares teksa buzëqesh dhe filmon këto momente. Videoja është shpërndarë nga të pranishmit në TikTok dhe ka marrë shumë komente.

Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë. Kohët e fundit ata kanë nxitur zëra se mund të jenë në pritje të një fëmije.

Ishte Fifi ajo që postoi një foto në Instagram me Adisi duke shkruar “Babi”. Nga ana tjetër, Patushi ka ripostuar foton duke e shoqëruar me të njëjtën emoji si Fifi dhe mbishkrimin “Mami”. Këto epitete që dyshja i kanë vënë njëri-tjetrit kanë ndezur dyshimet se çifi mund të jenë në pritje të një fëmije, megjithatë asnjëri nuk ka reaguar.

Emri i Adisit nuk është i panjohur për mediat shqiptare pasi vite më parë, ai u shfaq në krah të Adrola Dushit dhe dy të rinjtë u bënë prindër të një djali. Shpejt martesa e tyre mbaroi, teksa modelja vendosi të largohej për në SHBA bashkë me djalin e tyre, Troi.