“NGA PRRENJASI VIJ UNË?” Monika Lubonja sqaron deklaratën e bujshme dhe flet për punën si këshilltare në bashki – AlpeGossip
“NGA PRRENJASI VIJ UNË?” Monika Lubonja sqaron deklaratën e bujshme dhe flet për punën si këshilltare në bashki

“NGA PRRENJASI VIJ UNË?” Monika Lubonja sqaron deklaratën e bujshme dhe flet për punën si këshilltare në bashki

Monika Luboonja mbetet një nga ish-banoret më të komentuara të “Big Brother VIP” dhe ende shumë deklarata apo keqkuptime rreth saj nuk janë sqaruar. Siç është për shembull deklarata për Prrenjasin.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, ajo tha: “E di këtë gjë, nga vij unë, nga Prrenjasi vij?” gjë që nuk u mirëprit nga publiku i cili shpërtheu në kritika. Mirëpo, e ftuar në “Why Not” në RTV Ora, aktorja ka sqaruar se si qëndron e vërteta.

“ Unë Prrenjasin e dua shumë, e respektoj shumë. Por më erdhi shumë keq që ma keni keqkuptuar atë moment. Ka qenë një situatë që në shtëpinë e BBV u sollën ngjarje të vërteta dhe ngjarje joreale. Pikërisht një nga këto ngjarjet e vërteta ishte edhe kjo pjesa e rrogave, kjo pjesa kush është e vërtetë, kush nuk është e vërtetë. Dhe unë i thashë ka mundësi që kjo të jetë e vërtetë. Shumë veta mu hodhën dhe më thanë jo nuk është e vërtetë, është gjë shtetërore. Edhe në një moment më tha mua, po mir ti nga se.. Ku di unë i thashë edhe atëherë nëpër zgjedhje, nëpër këto gjëra, mënyra se si dolën ca gjëra, ku di unë, ky vend është i çuditshëm. Pse nga jam unë i thashë, nga Prrenjasi? Ideja që..unë e mora lajmin më shpejt këtu në Tiranë se sa pak kilometra më larg. Për asnjë gjë tjetër në botë, sepse unë kam shkuar, kemi bashkëpunuar shumë herë edhe me rrethet, kam një lloj dashurie dhe absolutisht janë të mrekullueshëm në çdo cep të Shqipërisë”.– sqaroi ajo.

Pas kësaj deklarate të Monikës pati një reagim edhe nga ish-kryebashkiakja e LSI në Përrenjas Miranda Rira, e cila tha se Lubonja ha e pi qyl. Ajo e konsideroi Lubonjën si prapanike me mentalitet të babaqemos duke shtuar se ajo fyen një zonë të tërë duke thënë se nuk është nga Përrenjasi.

Po ashtu, aktorja është ndalur edhe te publikimi i databazës të të dhënave personale disa muaj më parë që nxori në pah pagat e mijëra qytetarëve, rrogën dhe pozicionet e punës të emrave të njohur publik. Monika ishte një emër që tërhoqi vëmendjen pasi renditej si këshilltare e kreut të bashkisë së Tiranës, me një pagë prej 1.14 milionë lekë të vjetra.

Mirëpo, ajo tha se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se kur mori vendimin për të hyrë në “Big Brother VIP” foli me kreun e bashkisë dhe pagesa e saj u ndërpre.

“Unë nuk besoj që njerëzit janë kaq naivë për të besuar një shifër të tillë. Megjithatë edhe sikur të duan ta besojnë unë e fal publikun sepse nuk më njeh, nuk ka mundësinë të pyesë për shumë gjëra. Por ajo që mua më ka ardhur keq, kanë qenë gazetarët që vijnë dhe investigojnë, vijnë dhe duan të tregojnë të vërtetën reale dhe e bëjnë këtë me gjakftohtësinë më të thjeshtë.

Marrin një emër aty sepse Monika Lubonja është aktore.unë mund të jem këshilltare e kryetarit të bashkisë, e kryeministrit, ministrisë etj sepse unë kam pjesën time artistike dhe më mirë seç mund ta bëj unë nuk e bën njeri. Minimalisht, edhe nëse donte të godiste dikë, të nxirrte një tabelë nga banka dhe të shikonte se Monika nuk ka marrë rrogë që nga nëntori. Kur i thashë Veliajt që do marrë pjesë në BBV kam bërë pezullim nga puna. E njoh shumë mirë ligjin dhe nuk ka shanse të bëj të tilla gabime. Mua kjo gjë nuk më pengon në qoftë se njerëzit e keqinterpretojnë, ua lë në dëshirën e tyre. Është thjesht një thashethem, ose janë ato gjërat impulset që i marrin këto rrjetet sociale për të bërë zhurmën, për të klikuar.”– tha Monika.